Kah po shkon Mustafi?

Futboll

Kah po shkon Mustafi?

Më: 22 janar 2021 Në ora: 13:44
Kah po shkon Mustafi?

Fabrizio Romano, si njëri ndër gazetarët më të besueshëm të merkatos, ka thënë se Shkodran Mustafi është i gatshëm të largohet nga Arsenali ditët në vijim. E gjithë kjo për shkak edhe ndërprerjes së kontratës me Sokratis dhe largimit të Mesut Ozil, i cili gjatë këtyre ditëve pritet të kompletojë transferimin te Fenerbahçe.

Kështu Mustafi pritet të jetë largimi i rradhës nga ekipi londinez, teksa duke biseduar rreth se ardhmes së futbollistit me origjinë nga Gostivari, gazetari  Romano tha se Xhenoa kanë qenë shumë të interesuar për të.

“Xhenoa kanë qenë mjaftë të interesuar, para se të kontaktonin me Sokratis, mirëpo një marrëveshje e tillë nuk u arrit”, – tha ai. Tutje, Romano shpjegon se largimi i Mustafit në këtë afat kalimtar është i pashmangshëm,vetëm mbetet për tu parë se në cilin klub do të shkojë ai.

Njëri ndër klubet që ka shprehur interesim për të ka qenë edhe Barcelona, por këta të fundit nuk dëshirojnë të shpenzojnë pa ardhur presidenti i ri në klub.

“Është e vështirë transferimi i tij në Barcelonë, mirëpo largimi nga Arsenali do të ndodhë ditët në vijim”, – është shprehur Romano.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat