Aston Villa kundër Newcastles

Futboll

Aston Villa kundër Newcastles

Më: 23 janar 2021 Në ora: 11:14
Aston Villa kundër Newcastles

Premier Liga angleze rikthehet sot me një ndeshje interesante në kuadër të programit për ditën e shtunë, ku Aston Villa pret në shtëpi skuadrën e Newcastle.

Kjo përballje mes këtyre dy ekipeve i takon xhiros së 11, e cila nuk u zhvillua për arsye të rasteve me Covid-19 që ka regjistruar Newcastle.

Pas 16 xhirosh, Aston Villa gjendet në pozitën e 11 në tabelë, me tetë fitore, dy barazime dhe gjashtë humbje, duke arkëtuar 26 pikë.

Në anën tjetër, Newcastle do të shikojë të ndalojë serinë pa fitore, ku në pesë ndeshjet e fundit ka katër humbje dhe një barazim, dhe pozicionohet në vendin e 15 me gjithsej 19 pikë.

21:00 Aston Villa (11) – Newcastle (15) (Stadiumi Villa Park).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat