Tjetër goditje me zero e Tares

Futboll

Tjetër goditje me zero e Tares

Më: 23 janar 2021 Në ora: 12:31
Tjetër goditje me zero e Tares

Sokratis Papastadopulos, pritet të jetë afrimi i ri i Lacios në këtë merkato janarit.

Mbrojtësi grek ndërpreu kontratën e tij me Arsenalin dhe tani është një futbollist i lirë për të zgjedhur skuadrën e tij të ardhshme. Në gjurmët e futbollistit janë vënë dy skuadra italiane, Xhenoa dhe Lacios.

Megjithatë skuadra kryeqytetase është e avantazhuar dhe sipas “La Gazzetta dello Sport” shumë shpejt pritet të mbyllet marrëveshja përfundimtare.

Një tjetër goditje me parametër zero kjo e drejtorit sportiv, Igli Tare, i cili shquhet për afrime të goditura, që kanë tërhequr vëmendjen të Lacio në këto vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat