Befason Koeman

Futboll

Befason Koeman

Më: 23 janar 2021 Në ora: 18:20
Ronald Koeman

Barcelona do të ndeshet me skuadrën Elche, në kuadër të xhiros së 20-të të La Ligas.

Duke folur në konferencën për shtypin para ndeshjes, trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka qenë paska i indinjuar me situatën e krijuar.

“Nuk është e lehtë për ne, shtatë ndeshjet e fundit kemi pasur jashtë dhe jemi kthyer në shtëpi vonë, kjo ka ndikuar. E mira është që nesër luajmë pasdite”, tha ai.

“Nuk do të gënjej, unë flas atë çfarë shoh! Qëndrimi i ekipit ishte i mirë, por nganjëherë ju fokusoheni vetëm në gjërat e këqija që them”, shtoi ai.

“Nëse je lojtar i Barçës, ka kërkesa mbi ty. Unë i kritikoj ata me respekt, nuk i bërtas askujt, unë dua ti ndihmoj ata. Por, nëse luajmë ndaj Cornillas dhe nuk mund ti mundim ata në 90 minuta, me gjithë respektin për ta, duhet të flas atë çfarë kam parë”, tha Koeman.

“Nëse nuk dëshironi të flas këto çfarë shoh, atëherë merrni një trajner tjetër”, përfundoi Ronald Koeman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat