Juventusi vetëm për tre pikë

Futboll

Juventusi vetëm për tre pikë

Më: 24 janar 2021 Në ora: 11:50
Juventusi vetëm për tre pikë

Humbja e Milanit 0-3 në shtëpi ndaj Atalantës dhe barazimi pa gola i Interit në transfertën ndaj Udineses, i shkojnë për shtat Juventusit, që sot në orën 12:30 do të presë në “Allianz Stadium” Bolognën me synimin për të marrë tre pikët që do ta afronin edhe më shumë me kreun.

Pas humbjes 2-0 në “San Siro” ndaj Interit, bardhezinjtë reaguan mjaft mirë në mesjavë në Superkupën e Italisë ndaj Napolit, ku fituan 2-0 dhe ngritën art trofeun, i cili ishte edhe i pari për Andrea Pirlon në karrierën si trajner.

Tani misioni i kampionëve në fuqi është të afrohen sa më shumë me kreun e renditjes, me qëllim që të mbajnë gjallë shpresat për titullin e 10 radhazi kampion, ndonëse këtë sezon beteja me milanezet pritet të jetë vërtetë e ashpër.

Krahas kësaj sfide, në ekranin e Supersport do të vijnë edhe përballje të tjera të kampionatit Italian si Verona-Napoli e Genoa-Cagliari në orën 15:00, Lazio-Sassuolo në orën 18:00 dhe Parma-Sampdoria në 20:45.

Nuk do të mungojnë as emocionet e kampionatit spanjoll teksa në orën 16:15 Barcelona do të zbresë në fushë në transfertën ndaj Elches, ku do të synojë suksesin e radhës, për të ruajtur hapin e Realit dhe për të blinduar pozitat në zonën Champions në renditjes.

Në mbrëmje vëmendja do të jetë në “Wanda Metropolitana”, ku Atletico e Madridit do të presë Valencian në një nga sfidat më të rëndësishme të javës. Los Colchoneros kryesojnë me meritë kampionatin, me 4 pikë më shumë se Reali ndjekës, por edhe me dy ndeshje më pak ,ndaj nëse fitojnë sonte, do ta çojnë në +7 shkëputjen në krye.

Nga ana tjetër Valencia nuk po bën aspak mirë këtë sezon dhe jo vetëm që është shumë larg zonës europiane të renditjes, por është vetëm 3 pikë larg zonës së ftohtë të renditjes, ndaj pritet të bëjë rezistencë për të marrë të paktën një pikë në transfertën madrilène.

Humbja e Leipzig dhe Bayer Leverkusen ditën e djeshme, i ka dhënë Bayernit të Mynihut një tjetër shans për të thelluar shkëputjen në krye të renditjes. Barvarezët kryesojnë me 39 pikë, 4 më shumë se Leipzig i vendit të dytë dhe sot do të luajnë në transfertën e “Gelsenkirchen” ndaj Schalkes, me synimin për të fituar dhe për ta çuar në +7 diferencën nga ndjekësit.

Përballja Schalke-Bayern Munich do të startojë në orën 15:30 dhe do të transmetohet live në Eurosport, kanalin numër 99 në platformën Digitalb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat