Pioli: Humbjet kundër Juventusit dhe Atalantas nuk janë turp

Futboll

Pioli: Humbjet kundër Juventusit dhe Atalantas nuk janë turp

Më: 24 janar 2021 Në ora: 12:12
Pioli: Humbjet kundër Juventusit dhe Atalantas nuk janë turp

Stefano Pioli, trajneri i Milanit, pas ndeshjes së humbur (0:3) kundër Atalantas foli dhe përgëzoi rivalët për triumfin. Sigurisht ka edhe keqardhje, sidomos për golin e parë që pësuan.

“E nisëm mirë ndeshjen, me shumë lojtarë në sulm. Është zhgënjyese se si e pësuam golin e parë, pastaj i dyti mbylli gjithçka. Kishim shumë kohë, por nuk arritëm të gjenim rrugën për ta kthyer ndeshjen. Mund të kishim bërë më shumë”.

“E dinim se duhet të mbroheshim me kujdes. Markimi nuk ishte gjithashtu më i miri. Atalanta luajti më mirë se ne. Ndodh që të humbësh me një ekip të fortë.

Pas golit të dytë e humbëm besimin. Kampionati është shumë i fortë dhe e dimë se është i vështirë, por jemi në krye dhe duam të themi fjalën tonë”.

DISFATAT DHE TITULLI – “Humbjet kundër Juventusit dhe Atalantas nuk janë turp. Kudo ka nivele të larta dhe Atalanta ishte fizikisht superiore, kishte intensitet, fitoi duelet dhe topat e dytë. Ka shumë pak diferencë kur arrin në këtë nivel”.

“Do ta analizojmë humbjen dhe do përpiqemi të rritemi dhe të përqendrohemi te ndeshja e radhës. Kampionë dimri? Nëse kjo sjell fat të mirë, atëherë titulli është i mirëpritur. Ne e dimë se çfarë mund të bëjmë, e dimë se ku duhet të përmirësohemi dhe çfarë jemi në gjendje të bëjmë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat