Milani në kërkim të eksperiencës

Futboll

Milani në kërkim të eksperiencës

Më: 24 janar 2021 Në ora: 13:49
Milani në kërkim të eksperiencës

Pasi kanë afruar të rinj të shumtë në ekip, që kanë rritur entuziazmin dhe dëshirën për të fituar,së fundi drejtuesit e Milani janë vënë në kërkim të lojtarëve me eksperiencë, për të kompletuar edhe më shumë ekipin.

Kështu pak ditë më parë me skuadrën u bashkua sulmuesi veteran kroat, Mario Mandzukiç, i cili ka një eksperiencë të konsiderueshme në kampionatin Italian, por edhe në arenën ndërkombëtare, ndaj pritet të jetë një vlerë e shtuar në rrugën drejt titullit kampion.

Së fundi Maldini ka nisur kontaktet me francezin Samir Nasri, i cili është aktualisht pa skuadër, pasi ka prishur kontratën me Anderlechtin.

Fantazisti 33-vjeçar ka një eksperiencë të madhe me klube si Arsenal, Manchester City, Sevilla, etj., ndërsa te Milani e shohin si lojtarin ideal për të zëvendësuar turkun Hakan Calhanopglu në raste mungesash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat