Juventusi e dëshiron transferimin e përhershëm të McKennie

Futboll

Juventusi e dëshiron transferimin e përhershëm të McKennie

Më: 25 janar 2021 Në ora: 23:38
McKennie

Juvetusi është shumë i lumtur me cilësitë që ka shfaqur deri më tani Weston McKennie.

Zonja e Vjetër e ka në huazim lojtarin amerikan nga Schalke deri në fund të këtij edicioni.

Por, sipas asaj që raporton gazetari Fabrizio Romano, kampioni nga Serie A dëshiron të mbyllë transferimin e McKenniet.

Skuadra gjermane nuk do të heq dorë edhe aq lehtë nga amerikani, e që do të kërkojë një shumë të lartë.

Sipas Romanos, Boankonerët janë të gatshëm që të paguajnë19 milionë euro për transferimin e McKenniet.

Amerikani është duke u rritur në formë nga ndeshja në ndeshjes, e natyrisht se Juventusi dëshiron të nxitohet për t’i siguruar shërbimet e tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat