Koeman: Messi dëshiron të luajë çdo ndeshje

Futboll

Koeman: Messi dëshiron të luajë çdo ndeshje

Më: 26 janar 2021 Në ora: 16:39
Koeman: Messi dëshiron të luajë çdo ndeshje

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka folur lidhur me situatën e sulmuesit Lionel Messi.

Argjentinasi mungoi në dy ndeshjet e fundit shkaku i kartonit të kuq që mori kundër Athletic Bilbaos në Superkupën e Spanjës.

Por, Messi është në listën e të ftuarve për ndeshjen e radhës dhe Koeman ka thënë se sulmuesi dëshiron të luaj çdo ndeshje.

"Është i gatshëm, me energji. Për të fituar ndeshjet ne na nevojitet Messi në formë dhe në nivelin e tij".

"Ai dëshiron të luaj dhe të fitojë. Është mësuar të fitojë tituj. Është fitues dhe dëshiron të luajë çdo ndeshje. Nesër do flas me të dhe do i tregojë skuadrës", tha ai.

Me fitoren ndaj Vallocanos, Barcelona do kualifikohej në çerekfinalen e Kupës së Mbretit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat