Shtohen hallet për Piolin pas derbit

Futboll

Shtohen hallet për Piolin pas derbit

Më: 27 janar 2021 Në ora: 11:03
Shtohen hallet për Piolin pas derbit

Ismael Benaser dhe Mateo Gabia vazhdojnë të punojnë për t’u riaftësuar nga dëmtimet përkatëse.

Algjeriani kërkon të rikthehet për kundër Bolonjës, ndërsa për mbrojtësin afatet mund të jenë disi më të gjata pasi flitet për 3-4 javë të tjera. Në dyshim për kampionatin është edhe Pier Kalulu që ndaj Atalantës braktisi fushën pas pjesës së parë për shkak të një shqetësimi muskulor.

Mbrojtësi u zëvendësua për të shmangur dëme më të mëdha, do të deklaronte Pioli pas ndeshjes, por situata e tij mbetet ende e paqartë në lidhje me riaftësimin në fundjavë pasi edhe ndaj Interit iu desh të sakrifikonte për të qenë të paktën në stol.

Tonali dhe Manxukiç që dje nuk ishin as të grumbulluar kanë probleme që duhet t’i kalojnë deri në fundjavë, ndërkohë që Pioli pret shërimin nga COVID-i të Hakan Çalhanoglusë dhe lajme mbi shëndetin e Kjaerit që dje braktisi fushën pas 20 minutash lojë për probleme në kofshën e majtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat