Sanson tek Aston Villa

Futboll

Sanson tek Aston Villa

Më: 27 janar 2021 Në ora: 11:32
Sanson tek Aston Villa

Braziliani Oscar shpreson që një ditë të rikthehet te Chelsea, klubi që i hapi derën e madhe në futbollin europian, ku dëshiron të mbyllë karrierën.

Fantazisti 29-vjeçar rrëfen se për momentin nuk mendon të largohet nga Shanghai SIPG, pasi ka projekte të rëndësishme, por në të ardhmen pranoi se synon të veshë sërish fanellën e bluve të Londrës për të përfunduar atë që nisi. Oscar tha se ka kaluar 5 vite fantastike te Chelsea dhe se i mungon shumë tifozëria e “Stamford Bridge”.

Morgan Sanson është goditja e radhës e Aston Villas. Klubi anglez zyrtarizoi blerjen e mesfushorit 26-vjeçar nga Marseja pas shumë javësh negociata, duke përfituar edhe nga fakti që lojtari kishte refuzuar rinovimin e kontratës. Klubi francez arkëton kështu 16 milionë euro nga shitja e lojtarit, ndërsa ky i fundit realizon edhe dëshirën për të luajtur në Premier League, pasi kishte refuzuar shumë ofertë të tjera nga Spanja apo Italia.

Merr fund çështja “Reinier” mes Dortmundit dhe Real Madridit.

Dy klubet kanë diskutuar në distancë javët e fundit për fatin e lojtarit, i cili është huazuar për 2 sezone në Bundesliugë, por aktivizimi i tij me pikatore mund të çonte në mbylljen para kohe të kësaj aventure. Mësohet se talenti brazilian do të qëndrojë edhe pse ka luajtur vetëm 136 minuta deri tani me fanellën e Dortmundit, teksa bie kështu hipoteza që Reali ta tërhiqte për ta huazuar në një ekip tjetër, pasi ofertat nuk mungonin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat