Vetëm Messi ka më shumë gola nga shqiptari

Futboll

Vetëm Messi ka më shumë gola nga shqiptari

Më: 27 janar 2021 Në ora: 12:13
Vetëm Messi ka më shumë gola nga shqiptari

Pas 2 vite, 3 muaj dhe 20 ditë, mesfushori shqiptarë, Enis Bardhi realizoi gol nga gjuajtja e lirë kundër Valadolidit, për ti hapur rrugën skuadrës së tij, Levantes, drejt çerekfinales në Kupën e Spanjës.

Mediat në Spanjë raportojnë se Enis Bardhi nga aktivizimi i tij në La Liga, në vitin 2017, ka shënuar 7 gola nga gjuajtja e lirë në të gjitha kompeticionet.

Vetëm Lionel Messi me 21 gola nga gjuajtjet e lira, qëndron para mesfushorit shqiptarë në listën e realizuesve të sigurtë nga goditjet e lira.

Pas Bardhit reshtohet ish kapiteni i Valencia-s, Dani Pareho, që tani aktivizohet në Villarelai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat