Hasani i bashkohet Partizanit në stërvitje

Futboll

Hasani i bashkohet Partizanit në stërvitje

Më: 27 janar 2021 Në ora: 14:34
Hasani i bashkohet Partizanit në stërvitje

Blerja më e re e Partizanit, Ferhan Hasani kreu sot seancën e parë stërvitore me “demat”.

30-vjeçari i është bashkuar skuadrës në kompleksin sportiv “Football Republic”. Tetovari pritet me shumë interes se si do të paraqitet me 16-herë kampionët e Shqipërisë pasi konsiderohet si njëri prej lojtarëvë më të mirë të afruar te të kuqtë në vitet e fundit.

Një lajm i mirë për skuadrën dhe trajnerin Ilir Daja është rikthimi i mesfushorit Jurgen Bardhi.

23-vjeçari shleu pezullimin në ndeshjen me Teutën për shkak të ndëshkimit me karton të kuq në derbi. Ai do të marrë vendin e Valentino Muratajt, i cili mungon në sfidën e ardhshme kundër Vllaznisë për shkak të kartonit të kuq në Durrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat