Sfidë e madhe për Liverpoolin

Futboll

Sfidë e madhe për Liverpoolin

Më: 28 janar 2021 Në ora: 12:07
Sfidë e madhe për Liverpoolin

Futbolli elitar nuk mungon as këtë të enjte madje mbrëmja do të ndizet me një supersfidë të Premier League.

Tottenhami i Jose Mourinhos pret në Londër, Liverpoolin e Jurgen Klopp në një ndeshje për “jetë a vdekje” për të dyja skuadrat. Liverpool është duke kaluar një krizë rezultatesh dhe shpëtimin mund ta gjejë vetëm nëse fiton sot në këtë transfertë delikate përballë një Spurs-ave që janë në shëndet të plotë, edhe pse në renditje kanë një pikë më pak se The Reds por kanë zhvilluar edhe një ndeshje më pak.

Manchester City falë një serie fitoresh radhazi ka fluturuar në krye të renditjes dhe aktualisht Liverpooli ka 7 pikë më pak se skuadra e Guardiolës.

5 ndeshje pa fitore në kampionat janë shumë për kampionët në fuqi të Premier League të cilët që pas atij suksesi brilant me shifrat 0-7 ndaj Crystal Palace kanë regjistruar tre barazime dhe 2 humbje.

Mbrojtja e titullit për Liverpoolin kalon nga stadiumi i ri i Tottenham-it pasi në rast të një rezultati tjetër negativ sot në mbrëmje pozitat e skuadrës së Klopp në kampionat do të përkeqësoheshin ndjeshëm.

Në fazën e parë në duelin mes këtyre dy skuadrave në Anfield Road vendosi gjithçka një goli i Roberto Firminos në minutat e fundit në atë sukses 2-1 të Liverpoolit. Mungesat te Liverpooli dihen tashmë dhe janë ato të Van Dijk, Gomez, Keita dhe Diogo Jota, ndërkohë Mourinho nuk do të ketë në dispozicion Lo Celson ndërsa në dyshim janë edhe Dele Alli, Doherty dhe Ban Davies, megjithatë Special One mund të mbështetet te dyshja e mrekullive, Son-Kane për të vënë në vështirësi serioze prapavijën e cunguar të The Reds, transmeton SS.

E enjtja e futbollit nuk do të jetë vetëm Tottenham-Liverpool pasi do të keni mundësi të ndiqni edhe çerekfinalen e fundit të Kupës së Italisë atë mes Napolit dhe Spezias.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat