Maldini telefonoi Ibrahimoviçin pas sherrit

Futboll

Maldini telefonoi Ibrahimoviçin pas sherrit

Më: 28 janar 2021 Në ora: 13:00
Maldini telefonoi Ibrahimoviçin pas sherrit

Milani duket se nuk do të marrë masë penalizuese për sulmuesin e tij Zlatan Ibrahimoviç.

Drejtrori sportiv i klubit, Paolo Maldini bisedoi në telefon me sulmuesin kuqezi mbrëmjen e së martës pas derbit me Interin, duke i kërkuar shpjegime për incidentin  me sulmuesin e Interit, Romelu Lukaku, të cilin e provokoi me fjalë të rënda.

Lajmi raportohet nga “Gazzetta dello Sport”, e cila shton se Ibrahimoviç nuk do të gjobitet për sjelljen në fushë.

Megjithatë, Gjykata Sportive e Federatës Italiane të Futbollit do të vendosë ditën e nesërme nëse 39-vjeçari dhe Lukaku do të ndëshkohen apo jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat