Tare: E njeh mirë Serie A...

Futboll

Tare: E njeh mirë Serie A...

Më: 28 janar 2021 Në ora: 17:06
Tare: E njeh mirë Serie A...

Ishte i ndaluar shpërqendrimi, Lazio e dinte këtë.

Drejtori sportiv Igli Tare kërkonte maksimumin në ndeshjen kundër Atalantës, por pa që të tijtë u mundën dhe eliminuan nga Kupa e Italisë.

Duke folur në mikrofonët e “Rai”, Tare foli edhe për merkaton: “Musacchio? Do të sjellë përvojë në skuadrën tonë. Sidoqoftë, mbi të gjitha, bërja e kësaj zgjedhjeje ishte e vështirë.

Ai është një lojtar i gatshëm, që e njeh mirë futbollin italian. Përshtatja e tij mund të jetë më e lehtë se e disa lojtarëve të tjerë, të marrë nga jashtë vendit”. Klubi bardhekaltër tashmë e ka zyrtarizuar mbrojtësin, i cili mbërriti nga Milani si një transferim falas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat