Conte revolucionarizon Interin

Futboll

Conte revolucionarizon Interin

Më: 29 janar 2021 Në ora: 11:35
Conte revolucionarizon Interin

Performanca në ndeshjen e “Coppa Italia” kundër Milanit, si dhe lajmet e shkëlqyera nga disa lojtarë, e bindën Antonio Conte që të bëjë rotacion në sfidën e radhës së Serie A kundër Benevento. Interi duhet të luajë të shtunën, pas derbit të së martës në mbrëmje dhe për këtë arsye, disa ndryshime janë të nevojshme.

Kolarov luajti në Kupën e Italisë, ndaj Bastoni do të kthehet në mbrojtje, por nuk do të rreshtohet përkrah De Vrij. Në vend të holandezit do të jetë Ranocchia, i cili më në fund e shfrytëzon rastin e tij.

Treshja do të kompletohet nga Skriniar, i cili, duke pasur parasysh dëmtimin e D’Ambrosio (i vetmi i padisponueshëm kundër Benevento) është i pazëvendësueshëm për momentin, në rolin e qendrës së djathtë. Në mesfushë, Antonio Conte është i gatshëm të revolucionarizojë të besuarit e tij. Besim i plotë tek Eriksen, pas fitores me golin e tij në Kupën e Italisë, kundër Milanit. Trajneri shpreson që ai gol i mrekullueshëm nga goditja e dënimit ta rrisë besimin e danezit, i cili planifikohet në “dhomën e kontrollit”, në vend të Brozovic.

Pranë tij nuk pritet Vidal, pasi është i sëmurë. Kështu, Gagliardini është kandidat për një fanellë startuese. Në rolin tjetër të mesfushorit, megjithatë, aktualisht është e pamundur të heqësh dorë nga forma fizike dhe mendore e Nicolò Barella.

Në sulm, pasi ka pushuar në Kupë, kthehet Lautaro Martinez.

Lukaku mbetet i paprekshëm, edhe nëse vjen nga një ndeshje e lodhshme kundër Milanit. Sanchez ulet në stol, ndër të tjera, teksa është përfshirë në një tratativë shkëmbimi të mundshëm me Dzeko e Romës. Me pak fjalë, një formacion i revolucionarizuar nga Antonio Conte, i cili zakonisht bën pak rotacion, sidomos në ndeshjet e Serisë A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat