Klopp synon dyshen e RB Leipzig

Futboll

Klopp synon dyshen e RB Leipzig

Më: 30 janar 2021 Në ora: 11:04
Klopp synon dyshen e RB Leipzig

Jurgen Klopp i ka sugjeruar Liverpool-it të monitorojë një mbrojtës të ri qendror, po pengohet nga perspektiva se duhet të paguajë “para të çmendura”. Ndërsa “Reds” po përpiqen të mbyllin “vrimat” e krijuara nga dëmtimet afatgjata të Virgil van Dijk dhe Joe Gomez, trajneri gjerman pranoi në fillim të kësaj jave se do të kërkojë të rekrutojë ndokënd në janar:

“Unë nuk e di, por do të përpiqemi. Ne gjithmonë përpiqemi në merkato. Do të ishte qesharake nëse do të mendonit se Liverpool është mirë me situatën e dëmtimeve, që të mos kujdesemi, ose të mos provojmë për ndonjë përforcim. Ne përpiqemi, por siç e dini, nuk kam asgjë për të thënë derisa të ndodhë diçka. Do të shohim. Situata nuk është e lehtë, por përsëri po përpiqemi të bëjmë gjërat e duhura.

Nëse është e mundur, atëherë do të afrojmë një qendërmbrojtës. Nëse jo, atëherë vazhdojmë me grupin që kemi”.

Klopp thuhet se ka si objektiva në mendje dyshen e RB Leipzig, Dayot Upamecano dhe Ibrahima Konate, por është i vetëdijshëm se sigurimi i opsioneve të klasit të lartë mbetet një detyrë e vështirë, veçanërisht në merkaton e janarit: “Ju e dini situatën, i njihni klubet ku po luajnë qendërmnbrojtësit më të mirë në qarkullim, sepse të gjithë flasin për to. Më tregoni nëse një prej këtyre klubeve ka nevojë për para dhe duhet të shesë një lojtar? Edhe nëse kanë nevojë për para, atëherë duan shifra të çmendura.

Nuk jam i sigurt që ka një mbrojtës qendror prej 80 milion £ për momentin dhe një klub mendon se mund ta shesë për 80 milionë £. Skuadrat nuk do të shesin lojtarë të këtij kalibri tani”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat