Rashica më larg Werderit

Futboll

Rashica më larg Werderit

Më: 31 janar 2021 Në ora: 14:02
Rashica më larg Werderit

Milot Rashica pranë kalimit te Hertha e Berlinit në lmitet e merkatos së janarit. Nga Gjermania japin lajmin se futbollisti “dardan” mund të huazohet për gjashtë muaj në skuadrën berlineze, e cila do të jetë e detyruar ta blejë në verë, sigurisht nëse arrin të mbijtojë në Bundesligë.

Rashica tashmë ka marrë një ofertë konkrete. Klubet po punojnë për të arritur marrëveshjen që gjithçka të mbyllet brenda së hënës.

Hertha ka kërkuar një sulmues të shpejtë për një kohë të gjatë. Rashica mund të jetë zgjidhja e problemeve aktuale.

Bosi i Herthas, Carsten Schmidt, as e ka pohuar por as e ka mohuar afrimin e Rashicës. Hertha aktualisht renditet në vendin e 14-të në Bundesligë, me 17 pikë, vetëm dy pikë larg zonës së ftohtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat