Feyenoord fiton derbin e madh

Futboll

Feyenoord fiton derbin e madh

Më: 31 janar 2021 Në ora: 17:25
Feyenoord fiton derbin e madh

Pas tre humbjesh radhazi Feyenoord u rikthye te suksesi në Eredivisie dhe e bëri këtë në një klasike të futbollit holandez siç është ajo ndaj PSV Eindhoven.

Një fitore me rezultatin 3:1 për të besuarit e Dick Advocaat që ringjallën shpresat për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm ndërkohë që i hoqën mundësinë skuadrës së gjermanit Roger Schmidt për t’iu afruar Ajaxit kryesues.

Feyenoord zgjidhi gjithçka që në fraksionin e parë duke realizuar tre gola me tre autorë të ndryshëm. Diemers pas vetëm 7 minutash, kapiteni Berghuis në minutën e 25-të dhe Linssen në të 41-ën ishin autorët e golave për skuadrën nga Roterdami.

PSV-ja u përpoq të reagonte në pjesën e dytë dhe realizoi vetëm një gol me Sangare. 38 pikë për Feyenoord pas 20 javësh dhe vendi i 4-t në renditje, ndërkohë që PSV-ja pozicionohet e dyta në klasifikim me 43 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat