Rikthehet

Futboll

Rikthehet

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 14:26
Zidane

Zinedine Zidane ka rezultuar negativ në testimin e fundit për COVID-19.

Kështu, ai është larguar nga izolimi dhe është kthyer në stërvitje të martën dhe ka nisur përgatitjet për sfidën me Huescan.

Kjo ndeshje vjen pas humbjes befasuese në shtëpi nga Levante, çka bëri që Reali të zbresë në vendin e tretë në renditjen e La Ligës me 40 pikë, aq sa tani ka edhe Barcelona.

Lajmi tjetër i mirë për Realin është rikthimi i të dëmtuarve.

Sergio Ramos, Fede Valverde, Rodrygo dhe Lucas Vasquez, janë gjithnjë e më afër rikuperimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat