Skënderbeu e gjen trajnerin e ri

Futboll

Skënderbeu e gjen trajnerin e ri

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 15:16
Skënderbeu e gjen trajnerin e ri

Skënderbeu është gati për të zyrtarizuar trajnerin e ri, ndërsa mbetet vetëm çështje orësh edhe mbyllja e marrëveshjes.

Ish-sulmuesi i njohur, Migen Memelli ka shkuar në Korçë për të bërë prezantimin e tij.

Si pasues i Ahmataj që u largua pas humbjes së fundit në shifrat 0-4 ndaj Kukësit, Memelli ka si objektiv shpëtimin e korçarëve nga rënia e Superiores.

Ky është raportimi që vjen nga “Supersport”, në televizionin që Memelli u kthye në opinionist të emisioneve sa i përket futbollit shqiptar në tërësi, duke i ndjekur më nga afër të gjitha skuadrat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat