Buffon përfundon në hetim për këtë arsye

Futboll

Buffon përfundon në hetim për këtë arsye

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 11:18
Buffon përfundon në hetim për këtë arsye

Inter-Juventus ishte një ndeshje e dyanshme për Gianluigi Buffon: një protagonist i pafat në rastin e golit të Lautaro, me një reagim jo në lartësinë e detyrës, por i përkëdhelur në goditjen gati për gol të sigurt të Darmian, në pjesën e dytë.

Episodi i golit të shënuar nga "Toro" përfundoi "nën lupë".

Sipas asaj që u raportua nga "Gazzetta dello Sport", portieri i Juventusit do të kishte shqiptuar një shprehje blasfemie (sharje kundër zotit ose kundër fesë) në shenjë zhgënjimi për gabimin e bërë.

Blasfemi që do të "përthithej" nga mikrofonët e pranishëm mbas porte, e dëgjuar qartë për shkak të mungesës së publikut në tribunat e "San Siro".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat