Paçarada kërkon hakmarrje

Futboll

Paçarada kërkon hakmarrje

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 20:19
Paçarada kërkon hakmarrje

“Mezi e pres ndeshjen”. Kështu ka thënë Leart Paçarada për ndeshjen ndaj ish-skuadrës së tij, Sandhausenit.

Në këtë skuadër, mbrojtësi i Kosovës ka luajtur gjashtë vjet para se të kalonte te St. Pauli në verën e vitit që lamë pas.

Paçarada ishte përballur me ish-skuadrën e tij edhe në tetorin e kaluar, por kishte pësuar humbje.

“Tani me të vërtetë dua hakmarrje”, ka thënë Paçarada.

Paçarada është njëri prej futbollistëve më në formë te St. Pauli.

Ndonëse po e kryen mirë punën e mbrojtësit, Paçarada ka realizuar edhe një gol dhe dy asistime.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat