Suarezi pranon...

Futboll

Suarezi pranon...

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 16:36
Suarezi pranon...

Luis Suarez ka pranuar se dëshironte të pajiset me nënshtetësinë e Italisë, në mënyrë që t'i bashkohej skuadrës së Juventusit para fillimit të këtij sezoni.

Suarez ka zbuluar se parimisht kishte arritur marrëveshje me Juventusin por ai duhej t'i nënshtrohej provimit përpara se të pajisej me shtetësi italiane. Suarez e kaloi promovimin por më vonë autoritetet italiane zbuluan se uruguaiani i kishte ditur paraprakisht të gjitha pyetjet.

Megjithatë, Suarez insistoi se nuk kishte mashtruar për shkak se kishte kohë që ishte përgatitur për provimin B1 të gjuhës italiane.

“Kishte shumë klube të interesuara dhe nuk ishte vetëm Juventusi por dëshira ime ishte të bashkohem me ta. Unë para një viti e kam nisur procesin e pajisjes me nënshtetësi italiane e pata nisur para një viti, kështu që vetëm e kam vazhduar sepse doja ta përfundoja”, është shprehur Suarez.

Megjithatë, pasi i dështoi kalimi te Juventusi, Suarez iu bashkua Atletico Madridit dhe aktualisht është golashënuesi më i mirë në La Liga me 14 gola të shënuara.

“Ronald Koeman me thirri dhe më tregoi se nuk llogarit më në mua. E pranova vendimin e tij. Nuk mund të flisja me Bartomeun por avokati im bëri një gjë të tillë. Ishte vështirë të largohesha nga Barcelona sepse nuk më respektuan por doja që fëmijët e mi të shohin se u largova me stil".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat