Brdariç: Duhej karton i kuq për…

Futboll

Brdariç: Duhej karton i kuq për…

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 20:47
Brdariç: Duhej karton i kuq për…

Vllaznia pësoi ditën e sotme humbjen e tretë për këtë sezon, teksa është e dyta ndaj Laçit. Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i shkodranëve, Thomas Brdariç, u shpreh për “Gol pas Goli” se Laçi e meritoi fitoren, duke shtuar më tej, se ka lojtarë të mirë dhe me eksperiencë, por shton më tej se kjo humbje nuk do të ndikojë te Vllaznia.

Çfarë shkoi keq sot?

Dua të uroj skuadrën e Laçit për fitoren, e merituan. Sot kishim një mundësi shumë të mirë për të vazhduar rrugën tonë. Laçi ka shumë lojtarë me eksperiencë dhe shumë të mirë. Megjithatë edhe ne i ndihmuam ata për të ecur përpara.

Sa do ndikojë humbja?

Nuk do ndikojë shumë në ecurinë e skuadrës, kemi treguar edhe herët e tjera, se dimë të rikthehemi. Duhet të punojmë shumë për t’u rikthyer te fitoret.

Ndërhyrja e Shehut çfarë karton ishte?

Momenti i parë dukej shumë i ashpër, por edhe tani që e shikoj duket një karton  i kuq. Nëse nuk do tërhiqte këmbën Kruja, do i thyhej këmba.

Sa u ndje mungesa e Krymit?

Dua të flas vetëm për lojtarët e mi. Skuadra e ndjeu mungesën e Krymit, por skuadrës i kemi dhënë gjithmonë zemër, pasi e dimë që do kemi mungesa, nga kartonët dhe dëmtimet.

Ndryshimi i skemës ndaj Laçit?

Në këto moment nuk mund të flas për taktike, pasi kemi luajtur më parë kështu. Sot kemi bërë gabime, e humbëm ndeshjen nga gabimet tona. Kundërshtari e fitoi ndeshjen nga gabimet tona. Duket ta analizojmë ndeshjen me kujdes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat