Koeman tregon të ardhmen e Messit

Futboll

Koeman tregon të ardhmen e Messit

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 11:38
Koeman tregon të ardhmen e Messit

Barcelona do të luajë kundër Real Betisit dhe dëshiron që të vazhdojë me rezultatet pozitive. Katalanasit kanë gjetur ritmin e duhur, pavarësisht se Atletico Madridi duket i pakapshëm në krye të klasifikimit/

“Të ardhmen e tij e vendos vetëm Leo. Sigurisht që mua do të më pëlqente të ishte i lumtur me ne dhe të qëndronte këtu edhe për shumë vite të tjera.

Ne kemi nevojë për të dhe Barcelona përfiton shumë nëse ai qëndron dhe vijon të jetë i lumtur, ashtu siç është në këto momente.

“Titulli? Kemi akoma shpresa, edhe pse nuk e kemi në dorë atë që po bën Atletico. Duhet të vijojmë me fitore dhe të mbajmë gjallë shpresën, edhe pse është shumë e vështirë të rrëzojmë Atleticon nga froni“, – tha tekniku holandez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat