Guardiola kundër Kloppin

Futboll

Guardiola kundër Kloppin

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 13:11
Guardiola kundër Kloppin

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, ka shigjetuar trajnerët e tjerë të Premier Leagues që po justifikohen në lidhje me rezultatet e dobëta dhe faktin që “Qytetarët” po fitojnë kampionatin.

Nuk mund të mungonte dhe kunji i tij për trajnerin Jurgen Klopp.

“Të gjithë mendojnë për justifikime në momentin që ankohen. Kur mendon për justifikime nuk mendon për të luajtur mirë. Justifikimet nuk ndihmojnë në sport.

“Nuk gjykoj fjalët e trajnerëve të tjerë. Trajneri Klopp tha se ne duhet të qëndrojmë 2 javë pushim. Si mund të ndodhë kjo, nuk e kuptoj se si mund të ndodhë”, – tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat