Mema tallet me Kukësin

Futboll

Mema tallet me Kukësin

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 17:21
Mema tallet me Kukësin

Sulejman Mema nuk ka kursyer ironinë ndaj Kukësit pas humbjes së verilindorëve përballë Kastriotit.

Ai ka vënë në diskutim përkushtimin e futbollistëve të këtij ekipi, duke përdorur fjalët që trajneri i Kastriotit, Ramadan Ndreu, kishte thënë pak javë më parë kur kishte cilësuar lojtarët e tij si “piktorë” sepse nuk ishin impenjuar.

“Për piktorët, ia ka lënë Kukësit. Një skuadër e paguar në stratosferë dhe ti nuk paraqit asgjë nga ato që duhet nga një futbollist”, tha Mema në “Gol pas Goli”.

“Me lojtarët që ka, eksperiencën e traditën,  klubi ka përgjegjësitë e veta. Edhe futbollistët se si luajnë më vjen keq, pa reagim, pa gjë. I kam pare në ndeshjen e fillimit të kampionatit, Kukësi të mrekullonte në mënyrën se si qarkullonte topin. Por tani është komplet ndryshe”, tha Mema.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat