​Shaqiri: Gara për titull është e hapur ende

Futboll

​Shaqiri: Gara për titull është e hapur ende

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 17:46
​Shaqiri: Gara për titull është e hapur ende

Xherdan Shaqiri ka insistuar se rënia në formë e Liverpool është normale dhe se lojtarët nuk janë robotë që mund të jenë gjithmonë në 200 përqind.

Liverpool ka mbetur shtatë pikë prapa Manchester City pas 22 ndeshjeve të para të sezonit 2020-21, përcjell KosovaPress.

Skuadra e Jurgen Klopp ishte modeli i qëndrueshmërisë, por një kombinim i dëmtimeve dhe një dështimi për t'u përshtatur me orarin e mbingarkuar të ndeshjeve të shkaktuara nga kriza e koronavirusit kanë çuar në një rënie të ndjeshme të formës së tyre.

Shaqiri nuk është ende i gatshëm të heqë dorë nga titulli dhe ka mbrojtur formën e çrregullt të Liverpoolit ndërsa ata vazhdojnë të luftojnë për vendin e parë në ligën më të mirë në botë.

"Ne jemi njerëz normalë që kemi ulje dhe ngritje. Kjo është normale. Ne nuk jemi robotë që mund të jemi gjithmonë në 200 përqind," tha lojtari i Liverpool për “Daily Mail”.

"Skuadrat në Premier League janë të mira, madje edhe ekipet e vogla janë të vështira për t'u mposhtur. Ekipet më të mira nuk janë gjithmonë të mira. Nuk jemi vetëm ne.”

"Ndoshta kemi pasur disa ndeshje ku nuk ishim aq të mirë. Ka pasur shumë skuadra kryesore këtë sezon të cilat nuk kanë qenë në formën më të mirë, por ne jemi akoma ndër tre ose katër më të mirët, kështu që nuk mund të ankohemi. Unë e shoh ndryshe nga njerëzit nga jashtë.”, vazhdoi Shaqiri.

"Ne jemi një nga skuadrat më të mira në Premier League dhe në botë. Ne jemi njerëz normalë dhe jo robotë, kështu që kemi momente të dobëta ndonjëherë kur nuk jemi aq të mirë dhe ekipet e tjera po bëhen më mirë gjatë gjithë kohës dhe kjo është gjithashtu një gjë normale.”

"Ne jemi në ligën më të mirë në botë dhe këtë sezon mund të shihni që të gjithë mund t'i mposhtin të gjithë. Do të jetë një sezon interesant. Titulli i kampionat është ende i hapur. Do të jetë i veçantë në këtë mënyrë.", tha në fund ish-sulmuesi i Interit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat