Rebiç: Gjithë javën kemi punuar mirë dhe fortë

Futboll

Rebiç: Gjithë javën kemi punuar mirë dhe fortë

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 18:46
Rebiç: Gjithë javën kemi punuar mirë dhe fortë

Pas fitores 4-0 ndaj Krotones dhe dopietës së tij, Ante Rebiç flet pas këtij triumfi në mikrofonat e “Milan TV”:

Dopieta e shënuar – “Jam shumë i lumtur që kam realizuar dy gola, por mbi të gjitha që kemi fituar. Tani të mendojmë ndeshje pas ndeshje për të dërguar sa më shumë pikë në shtëpi.”

Rikthimi në krye të renditjes – “Të gjithë javën kemi punuar mirë dhe fortë. Ishim të vetëdijshëm që nuk do të ishte një ndeshje e lehtë dhe e kemi përballur në mënyrën e duhur.”

Çalhanollu – “Hakan është një lojtar i fortë. Ka bërë atë që di të bëjë më mirë, kjo është e rëndësishme.”

Gjendja pas rikthimit – “Tani ndihem më mirë. Kam patur një farë bezdisje nga COVID-i. Më duhen disa ndeshje për të qenë në 100% të formës, por po ndihem mirë.”, përfundoi sulmuesi i Milanit, Ante Rebiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat