Llapi ndaj Ballkanit

Futboll

Llapi ndaj Ballkanit

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 11:07
Llapi ndaj Ballkanit

Stinori pranveror në futbollin e Kosovës starton ditën e sotme (e martë) me tri ndeshje të 1/8 së Kupës së Kosovës.”.

Kjo fazë e Kupës ka sjell edhe dy ndeshje tejet interesante e njëra nga to luhet në Podujevë.

Llapi i drejtuar nga trajneri, Tahir Batatina do të mirëpres skuadrën e Ballkanit të Suharekës në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Dy skuadrat janë të përgatitura maksimalisht dhe vijnë nga faza përgatitore e kryer në Antalia të Turqisë që të jenë të gatshme për sfidat që i presin në stinorin pranveror.

Llapi që ka ngecur në kampionat kërkon ta shpëtojë sezonin dhe të triumfojë në Kupë. Ballkani në anën tjetër është në luftë për titull të kampionit, por Kupa është gjithashtu synim i tyre për të paktën të marrin pjesë në gara evropiane, shkruan Zëri.

Në pesë përballjet e fundit të ndërsjella ndërmjet Llapit dhe Ballkanit, janë këta të fundit që gëzojnë bilanc më të mirë.

“Portokallezinjtë” kanë fituar tri takimet e fundit në pesë të zhvilluara, kurse dy herë janë pajtuar me nga një pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat