Shtohet lista për Elseid Hysajn

Futboll

Shtohet lista për Elseid Hysajn

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 15:34
Shtohet lista për Elseid Hysajn

Elseid Hysaj do ta mbyll aventurën e tij me Napolin, pasi menaxheri i tij Xhuifredi ka njoftuar për ndarjen e rrugëve në fundin e këtij sezoni.

Por ku do të shkojë mbrojtësi shkodran? Benfika, Lioni dhe Marseja janë ekipet e para që kanë shprehur interesimin për Hysajn, duke kërkuar afrimin e tij me parametra zero.

Kësaj liste i bashkohet edhe Sevilja, ekipi që po merr formë në La Liga dhe që ka arritur 7 fitore radhazi, duke siguruar deri tani pjesëmarrjen në Champions League.

Kjo skuadër është përforcuar në organikë dhe në krahët e sulmit fluturon me Suson, që në janar iu bashkua edhe Gomezi i Atalantës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat