Llapi me penallti kualifikohet 

Futboll

Llapi me penallti kualifikohet 

Nga: K.G. Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 15:55
Llapi me penallti kualifikohet 

Llapi nga Podujeva me penallti kualifikohet në çerekfinalen e Kupës së Kosovës. 
KF Llapi ka triumfuar me penallti me rezultat 4:3 ndaj Ballkani. 

Ndeshja mes Llapit dhe Ballkanit nga Theranda, në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta (pas 120 minutave) përfundoi baras (0:0), ndërsa llapjanët me penallti ishin më të suksesshëm, duke fituar me 4:3.

Për Llapin shënuan nga penalltitë: Zhdrella, Ramadani, Emini, Hyseni dhe dështoi Hoti. Për Ballkanin shënuan: Daku, Thaçi, Gripshi, dështuan Zeka dhe Berisha.

Fakt interesant është se Llapi plot 45 minuta ishte me një lojtar më shumë, por nuk shënuan në portën e therandasve.

Nga minuta e 75-të, Ballkanit iu vështirësuan punët, pasi që mbetet me një lojtar me pak, kur Luljanoviq u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve. Duhet theksuar se në minutën e 36-të, ndodhi një rast i paprecedent në stadium.

Gjyqtari Shpëtim Murtezi e ka ndërpre takimin për disa minuta, për shkak të hedhjeve të mjeteve piroteknike, derisa intervenoi policia dhe ka larguar disa persona nga stadiumi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat