Ronaldo apo Lukaku?

Futboll

Ronaldo apo Lukaku?

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 17:18
Ronaldo apo Lukaku?

Cristiano Ronaldo dhe Romelu Lukaku do të vihen përballë njëri-tjetrit sonte për ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales të Kupës së Italisë.

Belgu nuk i ka shënuar kurrë Juves në karrierën e tij, derisa Ronaldo i ka realizuar katër gola në nëntë takime kundër Interit, por nuk i ka shënuar kurrë rivalit në Allianz Stadium.

Portugezi është golashënuesi më i mirë në Serie A këtë sezon, ku deri më tani i ka shënuar 16 gola, kurse Lukaku i ka dy më pak.

CR7 e ka shënuar nga një gol çdo 90.7 minuta, ndërsa Lukaku e ka gjetur rrjetën çdo 107.5 minuta. I pari i ka shënuar shtatë gola vendimtar, teksa i dyti pesë gola.

Cristiano Ronaldo
Gola: 16
Paraqitje: 17
Minuta: 1452
Një gol në sa minuta: 90.7
Gola vendimtarë: 7
Pikë të fituara nga golat vendimtarë: 8

Romelu Lukaku
Gola: 14
Paraqitje: 20
Minuta: 1505
Një gol në sa minuta: 107.5
Gola vendimtarë: 5
Pikë të fituara nga golat vendimtarë: 8.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat