Jo në Romë, finalja e Kupës së Italisë mund të luhet në stadiumin mitik!
Kupa e Italisë sivjet mund të ndërrojë seli për finalen e datës 19 maj.
Ndryshe nga sa ka parë tradita, këtë sezon mund të jetë stadiumi “San Siro” ai që mund të mirëpresë mbrëmjen e dhënies së trofeut dhe jo më “Olimpiko” i Romës.
Diçka e tillë ka dalë nga zyrat e Ligës Italiane të Futbollit, ndonëse vendimi pritet që të konfirmohet në ditët në vazhdim, nga presidenca e këtij institucioni.