​FA Cup angleze, Everton kundër Tottenham

Futboll

​FA Cup angleze, Everton kundër Tottenham

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 15:55
Ilustrim

FA Cup angleze vazhdon sot me disa ndeshje interesante në kuadër të fazës së kualifikimeve për në çerekfinale.

Mbrëmë siguruan kualifikimin tutje Bournemouth dhe Manchester United. Bournemouth siguroi fitore si mysafir kundër Burnley-t me rezultat 0:2, kurse “Djajtë e Kuq” triumfuan kundër West Ham, me rezultat minimal 1:0.

Ndërsa, dy ndeshjet më interesante të programit për ditën e mërkure do të jenë mes Swansea City e Manchester City dhe Everton e Tottenham Hotspur.

Everton rikthehen në këtë ndeshje nga barazimi me Manchester United, dhe Tottenham arritën në fundjavë të sigurojnë tre pikë kundër skuadrës së West Brom.

Më poshtë mund të gjeni të bashkangjitur programin e plotë të ndeshjeve në FA Cup:

18:30 Swansea City – Manchester City (Stadiumi Liberty)

20:30 Leicester City – Brighton (Stadiumi King Power)

20:30 Sheffield United – Bristol City (Stadiumi Bramall Lane)

21:15 Everton – Tottenham (Stadiumi Goodison Park).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat