Zidane kujton golin e tij të parë si profesionist: Luante në Ligue 1, kishte flokë dhe vallëzonte kur shënonte

Futboll

Zidane kujton golin e tij të parë si profesionist: Luante në Ligue 1, kishte flokë dhe vallëzonte kur shënonte

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 00:24
Zinedine Zidane

Zinedine Zidane publikoi në rrjetet sociale të tij një video të golit të tij të parë profesional në Ligue 1 si lojtar i Cannes.

Duke mbajtur numrin 9 në shpinë, Zidane pranoi mori topin pak jashtë zonës së Nantes dhe e parabolloi portierin me një gjuajtje të bukur.

Pasi dërgoi topin në rrjetë, trajneri aktual i Real Madridit tregoi edhe aftsitë e tij të vallëzimit në fushë.

Kanë kaluar rreth 30 vjet që nga goli i parë profesional i Zidanes, i cili erdhi në një fitore 2-1.

Francezi u largua nga Cannes në vitin 1992 për t’u bashkuar me Bordeaux, para se të transferohej në Juventus katër vjet më vonë.

Në 2001, Zidane u bashkua me Real Madridin dhe qëndroi derisa e mbylli karrierën, pas finales së Kupës së Botës 2006. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by zidane (@zidane)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat