Ankohet

Futboll

Ankohet

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 14:23
Ankohet

Trajneri i Real Sociedad, Roberto Olabe, është i pakënaqur me një avantazh të Manchester United në Ligën e Evropës.

Ndeshja e parë mes Man Utd dhe Real Sociedad do të luhet në një vend neutral më 18 shkurt.

Në një intervistë të trajnerit Olabe, ai u shpreh: “Unë do të dëshiroja që ndeshja e kthimit të ishte gjithashtu në një terren neutral”.

“Nuk më duket korrekte që si ekipi vendas, ne luajmë në një fushë neutrale dhe si vizitor, ne luajmë në fushën e tyre, por kështu janë gjërat”, thotë Olabe.

‘Djajtë e Kuq’ do të përballen me ‘La Roja’ për ndeshjen e parë të Ligës së Evropës në Allianz Stadium të Juventusit për shkak të kufizimeve të udhëtimit Covid-19.

Sidoqoftë, ndeshja e kthimit do të luhet në Old Trafford siç është planifikuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat