Situatë e tensionuar te Roma

Futboll

Situatë e tensionuar te Roma

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 11:08
Situatë e tensionuar te Roma

Futbollistët e Romës kanë kërkuar që sulmuesi boshnjak, Edin Dzeko të jetë kapiten i skuadrës.

Sipas raportimeve të “La Gazzetta dello Sport” lojtarët kanë kërkuar një gjë të tillë, megjithatë klubi ka refuzuar kërkesën e tyre.

Dzekos i është hequr shiriti i kapitenit në muajin janar pas marrëdhënieve jo të mira me trajnerin, Paulo Fonseca.

Boshnjaku madje ka qenë pjesë e një shkëmbimi të dështuar me Alexis Sanchezin e Interit.

Lorenzo Pellegrini pritet ta bartë shiritin e kapitenit për Romën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat