Formacioni më i mirë i javës në Superiore, përfshihet edhe De Silva

Futboll

Formacioni më i mirë i javës në Superiore, përfshihet edhe De Silva

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 11:35
 Formacioni më i mirë i javës në Superiore, përfshihet edhe De Silva

“Sport Ekspres” në bazë të analizës së Oltijon Kërnajës shpall formacionin më të mirë të javës në futbollin shqiptar, sa i përket ndeshjeve që lamë pas. Këtë herë kemi përfshirjen e Alban Hoxhës që kthehet tek më të mirët pasi rezultoi vendimtar për Partizanin. Për të vazhduar me Muratajn, Torasan dhe De Silvan, heroin e Kastriotit që po shpërthen në këtë sezon. Në skemën  1-3-4-3, ky është formacioni më i mirë i javës:

Alban Hoxha: Pret penalltinë në një moment delikat! Ndeshja e Partizanit do të kishte marrë tjetër drejtim, nëse s’do kishte pritur penalltinë!

Rr.Hoxha– Mbrojtja e Teutës vazhdon të tregojë nivele të larta, ashtu si sezonin e kaluar edhe këtë sezon vazhdon të jetë më e mira në kampionat!  Përveçse mbrojtjes, po ndihmojnë edhe në sulm. Hoxha realizoj gol prej bomberi!

Malotaj- Paraqitje prej lideri! Fiton çdo duel me sulmuesit e Vllaznisë! Siguri për repartin e mbrojtjes!

Çela– Kapiteni krutanëve drejtoji në mënyrë perfekte repartin e mbrojtjes kundër ekipit të Kukësit. Sulmuesit e Kukësit nuk shfaqen rrezikshmëri gjatë ndeshjes!

Marku- Duket se sistemi 3-5-2 i përshtatet shumë! Rrezik konstant në ofensivë dhe i pa kalueshëm në aspektin mbrojtës. Isaevski nuk krosoj një herë te vetme!.

Moares- Shumë cilësi në mesfushë, tregon personalitet përballë emrave të mëdhenjë si Taipi dhe  Ibrahimi, jo çdo kush fitoj ndaj këtyre emrave!

Murataj- Si një ish, i menaxhoj mirë situatën dhe nervat. Nuk ra pre e provokimeve, nga një trajner, që sjell vetëm destabilitet dhe probleme gjatë gjithë ndeshjes!

Torasa- Duket sikur po rimerr veten!  Ndeshje e luftuar dhe me ardhjen e Shehut duket se është në pozicionin e tij më të mirë

Seferi– Nxjerr një gol nga hici vetëm prej cilësive individuale. Nëse përshtatet më mirë me grupin, atëherë do jetë një armë më shumë për Tiranën.

Nwabueze- Gol dhe asist ndaj kryesuesve!  Nëse nuk ka probleme fizike është rrezik kostant për cdo mbrojtje!

De Silva– Zbulimi i sezonit, tjetër gol, me vlerën e tre pikëve. Sulmues i kompletuar! Me golat e tij i ka siguruar 10 pike deri tani Kastriotit, vlen te theksohet asnjë gol me penallti!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat