Telashe për Pirlon

Futboll

Telashe për Pirlon

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 15:03
Telashe për Pirlon

Juventusi është duke kaluar një periudhë shumë të mirë së fundmi sa i përket rezultateve në fushë.

Mirëpo, ujërat në ambientin bardhezi mund të turbullohen nga dëmtimet e fundit të Leonardo Bonuçit dhe mesfushorit Artur. Të dy futbollistët, duke shtuar edhe Dibalën nuk do të jenë të gatshëm për transfertën e nesërme ndaj Napolit.

Mirëpo, problemi nuk është vetëm Serie A, por më së shumti ndeshja e Champions League ndaj Portos më datë 17 shkurt. Nëse Bonuçi dhe Dibala mund të rikthehen për sfidën europiane, ai që rrezikon shumë është Artur.

Braziliani ishte kthyer në shumë të rëndësishëm për trajnerin Andrea Pirlo në ndeshjet e fundit, duke qenë se garanton një menaxhim më të mirë të topit në fushë.

Mirëpo, tashmë Artur është në luftë me kohën, e nëse nuk ia del atëherë në fushë për takimin ndaj Portos, do t’i besohet Rabiot pasi edhe Ramsej nuk është mirë fizikisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat