“Zonja e Vjetër” po lufton për pikët e plota

Futboll

“Zonja e Vjetër” po lufton për pikët e plota

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 12:21
“Zonja e Vjetër” po lufton për pikët e plota

Një nga ndeshjet më interesante në kuadër të javës së 22-të në elitën e futbollit italian pritet të zhvillohet sonte.

Napoli do të jetë nikoqir i Juventusit në stadiumin “Diego Armando Maradona”.

Vendasit kanë mungesa të mëdha në fazën defanzive dhe kjo shërben në të mirë të mbrojtësit të Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmanit që pritet të luajë nga minuta e parë.

Napoli ndodhet në presion nga tifozët për të mos lëshuar pikë, ndërkaq sipas medieve italiane e ardhmja e trajnerit, Gennaro Gattuso varet nga kjo ndeshje.

Në anën tjetër, “Zonja e Vjetër” po lufton për pikët e plota të mbetet në hap me kreun.

Ballafaqimi ndërmjet Napolit dhe Juventusit zhvillohet nga ora 18:00.

Formacionet zyrtare:

Napoli: Ospina; Di Lorenzo, Maksimovic, Rrahmani, Mario Rui; Bakayoko, Zielinski; Politano, L Insigne, Lozano; Osimhen

Juventus: Szczesny; Cuadrado, De Ligt, Chiellini, Alex Sandro; McKennie, Bentancur, Rabiot, Chiesa; Morata, Ronaldo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat