Leipzig blen kartonin e anësorit spanjoll

Futboll

Leipzig blen kartonin e anësorit spanjoll

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 12:54
Leipzig blen kartonin e anësorit spanjoll

Pas pak më tepër se një viti me fanellën e Leipzig, anësori spanjoll Angelino është bërë plotësisht pjesë e klubit gjerman, që ka ushtruar të drejtën e blerjes së kartonit të tij nga Manchester City.

Angelino u transferua te Leipzig në huazim një vjeçar janarin e kaluar, ndërsa sot klubi gjerman njoftoi se ka blerë përfundimisht kartonin e spanjollit, i cili ka nënshkruar një kontratë të vlefshme deri në verën e 2025-ës.

Spanjolli luan si mbrojtës ose mesfushori i krahut të majtë dhe është rritur te akademia e Manchester City-t, por ka luajtur në huazim në shumë skuadra europiane, ndërsa së fundi është shndërruar në titullar fiks të Leipzig.

Me fanellën e skuadrës gjermane Angelino numëron 47 ndeshje zyrtare që prej janarit të kaluar dhe ka shënuar 9 gola e ka dhënë 16 asiste, duke bindur plotësisht me paraqitjen e tij.

Zyrtarizimi i blerjes së Angelinos vjen vetëm pak orë pasi drejtori sportiv i Bayernit të Mynihut njoftoi arritjen e marrëveshjes për transferimin e mbrojtësit të Leipzig, Dayot Upamecano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat