Prishtinën nuk e ndali as fusha e vështirë me borë, bindshëm ndaj Drenicës

Futboll

Prishtinën nuk e ndali as fusha e vështirë me borë, bindshëm ndaj Drenicës

Nga: Kemajl Goca Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 14:49
Prishtinën nuk e ndali as fusha e vështirë me borë, bindshëm ndaj Drenicës

Prishtinën nuk e ndali as fusha e vështirë me borë, duke e nisur em fitore pranverën.

Prishtina e fillon mbarë stinorin pranveror, duke shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Drenicës nga Skenderaj.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, por vendasit ishin më kërkues dhe arkëtuan tre pikë në luftë për titullin e kampionit.

Prishtina zotëroi lojën, pati mundësi të shënojë edhe më shumë, ndërsa Drenica u angazhua maksimalisht por nuk ia doli të arrijë pikë nga kryeqyteti.

Për Prishtinën shënuan Alban Shillova (13’), Leonit Abazi (62’) dhe Gentian Muça (71’) dhe për Drenicën  Dennison (45').
Prishtina renditet në vend të tretë me 35 pikë pas 19 jave në elitën e futbollit të Kosovës, ndërsa Drenica mbetet në pozitën e nëntë me 19 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat