Inzaghi: Ndaj Interit e vështirë

Futboll

Inzaghi: Ndaj Interit e vështirë

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 15:31
Inzaghi: Ndaj Interit e vështirë

Gjashtë fitore radhazi në kampionat e kanë ngritur ndjeshëm në renditje Lazion, që nesër do të jetë mysafire në “San Siro” për t’u përballur me Interin, që këtë sezon është edhe favorit kryesor për titullin.

Këtë e pranon edhe trajneri i bardhekaltërve, Simone Inzaghi, që në konferencën e zakonshme për shtyp pranoi forcën e kundërshtarit dhe kërkoi nga të tijtë që të bëjnë ndeshjen perfekte.

“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, ndaj një kundërshtari që bashkë me Juventusin, është favoriti kryesor për titullin. Duhet të bëjmë maksimumin për të marrë rezultat pozitiv. Ne nuk mund të mendojmë për kreun, ndonëse kemi bërë disa ndeshje të mira, pasi titulli i Lazios është zona Champions”, deklaroi Inzaghi.

Sa i përket gjendjes së skuadrës që do të përballet nesër me zikaltrit, Inzaghi pranoi se do mungojnë sërish Strakosha e Ramos, ndërsa në dyshim është edhe mbrojtësi rumun Stefan Radu, i cili ka kryer vetëm një seancë stërvitore me ekipin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat