Zeneli shënon, Reims barazon

Futboll

Zeneli shënon, Reims barazon

Nga: K.G. Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 19:39
Zeneli shënon, Reims barazon

Skuadra e Reims-it barazon me rezultat 1:1 me Lens-in, në takimin e javës së 25-të të Kampionatit të Francës në futboll. 

Në minutën e 13-të, Arbër Zeneli nga afërsia shënon për 1:0, ndërsa mysafirët barazuan në atë të 61-tën përmes Sotocas.  

Në fund të pjesë së parë, skuadra e Lens-it, pati rastin ideal, por Kakuta dështon nga penalltia. 

Zeneli u paraqit standard deri në minutën e 87-të, ndërsa Valon Berisha qëndrojë në bankën e Reims-it. 

Lens është në vend të gjashtë me 37 pikë, ndërsa Reims është i 13-ti me 29 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat