Sfida interesante

Futboll

Sfida interesante

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 11:20
Sfida interesante

Një mori sfida që do të transmetohen këtë të diel në kanalet e SuperSportit veçohet ajo mes Interit dhe Lazios, që do të zhvillohet në “San Siro”, në orën 20:45. Një duel plot rivalitet, mes dy skuadrave me ambicie të mëdha, e që ka dhuruar gjithmonë emocione. Humbja e Milanit në fushën e Spezias u jep mundësi zikaltërve të marrin kryesimin, sigurisht vetëm nëse do të fitojnë ndaj ekipit të Inzaghit. Nga ana tjetër, bardhekaltrit synojnë të katapultohen në zonën Champions, duke përfituar edhe nga humbja e Juves ndaj Napolit.

Sa u përket formacioneve, Conte me shumë mundësi do të hedhë në fushë që nga minuta e parë Alexis Sanchez me Lukakun në sulm, suke ulur në stol Sanchezin. Vidal nuk është grumbulluar, kështu që do t’i jepet mundësia Gagliardinit.

Pak dyshime në kampin e Lazios. Në vijën e parë të sulmit Inzaghi do t’i besojë dyshes Immobile-Correa, ndërsa në mbrojtje mbetet për t’u vlerësuar gjendja e Radu, gjithsesi Musachio është gati.

Në fakt, transmetimet e ndeshjeve të Serisë A në SuperSport nisin që në 12:30 me Roma-Udinese, ndërsa në 15:00, Sampdoria – Fiorentina dhe Cagliari – Atlanta, për të vijuar më pas me Crotone – Sassuolo në orën 18:00.

Nga Premier League është përzgjedhur takimi mes WBA dhe Manchester United, që do të nisë në orën 15:00. “Djajtë e Kuq” synojnë të kthehen menjëherë te fitorja, për të parakaluar Leicester City-n e vendit të dytë, ndërkojë që Citizens janë të shkëputur në krye me 8 pikë më shumë.

Në La Liga është radha e Real Madridit, që në orën 16:00 pret Valencian, ndaj së cilës do të kërkojë me çdo kusht suksesin, aq më tepër që është parakaluar nga Barcelona falë golaverazhit më të mirë. Po nga La Liga, në orën 21:00, do të transmetohet Villareal – Betis.

Nga Bundesliga, nëpërmjet kanalit Eurosport 2 vjen në orën 15:30 Eitracht Frankfurt – Koln dhe në 18:00 Wolfsburg – M’Gladbach. Nga kampionati francez ndeshja e ditës është Lille – Brest (17:00), ndërsa nga Eredivisie Feyenoord – Willem (14:30).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat