Gjendet rruga e mesme

Futboll

Gjendet rruga e mesme

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 16:23
Gjendet rruga e mesme

Ka zhvillime të reja për sa i përket aksioneve të Interit. Tashmë dihen problemet financiare që po has Suning Group dhe koha po mbaron për ta për të shlyer borxhet në kohën e caktuar.

Sipas raportimit të “Corriere della Sera”, BC Partners janë shumë pranë një marrëveshjeje me familjen Zhang. Në fillim pronarët aktualë të zikaltërve kërkonin 1 miliard euro, ndërsa BC Partners ofronin vetëm 750 milionë euro.

Mësohet se gjithçka mund të finalizohet për shumën e 850 milionë eurove, për shkak të kohës së limituar që kanë tashmë kinezët në dispozicion.

Gjithashtu, kompania amerikane Ares kërkon të blejë 30% të aksioneve të Interit nga Lion Rock Capital. Se si do të shkojë kjo situatë e vështirë tek klubi milanez mbetet për t’u parë në ditët në vijim, ku ndoshta mund të kemi dhe një marrëveshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat