Zbulohen sekretet e Koemanit

Futboll

Zbulohen sekretet e Koemanit

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 18:36
Zbulohen sekretet e Koemanit

Ronald Koeman mbush gjashtë muaj si trajner i Barcelonës. Një skenë plot dritë-hije, për të cilën ka dashur të flaës në një dokumentar, që pasqyron eksperiencën e tij në klubin katalanas. Një film i titulluar “Força Koeman” tregon aspektin më personal dhe të panjohur të trajnerit hollandez. Ky dokumentar do të publikohet më 17 shkurt në Hollandë.

Edwin Winkels, i cili e ka ndjekur Koeman me një aparat fotografik gjatë gjashtë muajve të tij të parë në stolin e Barçës, shfaq fytyrën më të panjohur të trajnerit holandez, si dhe përshtypjet e tij të para për ekipin, pas mbërritjes në gusht të vitit të kaluar. Midis tyre, për shembull, parashikimi që ai bën për Pedri, para se të kryente seancën e parë stërvitore me Blaugrana-t.

“Është një lojtar, Pedri, i blerë nga Las Palmas. Nuk e njoh, por thonë se duhet të jetë Laudrup i ri, Iniesta i ri. Sidoqoftë, unë nuk e njoh fare. Do ta shohim. Ai është talenti më i madh në të gjithë Spanjën”, – thotë Koeman në makinë, gjatë rrugës për në seancën e tij të parë.

“Força Koeman” gjithashtu pasqyron momentet më të tensionuara, si ato që jetoi para fillimit të sezonit, me lamtumirën e mundshme të Messit: “Unë dua të vazhdoj me Messin, dua që ai të qëndrojë, si më i miri në botë që është. Por, ai duhet ta dijë se do të ketë ndryshime. Ne do t’u japim mundësi lojtarëve të rinj. Messi duhet të vendosë, nëse dëshiron të vazhdojë me idetë tona. Nëse jo, me gjithë respektin e duhur, duhet të na e thotë nëse vazhdon apo jo”.

Më në fund, argjentinasi vendosi të vazhdojë te Barça për një sezon më shumë. Diçka që Koeman e vlerësoi siç shihet në një moment të dokumentarit, pas fitores së ekipit kundër Betis: “Messi është një gjigant, shyqyr që e kemi. Kundër Betis bëri ndryshimin. Kur hyn në fushë, ekipi ynë transformohet, shokët kapem pas tij dhe rivali frikësohet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat